Institucioni > Organizimi > Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
SELEC (SOUTHEAST EUROPEAN LAË ENFORCEMENT CENTER) ka si objektiv të sigurojë mbështetje për shtetet anëtare me qëllim përmirësimin e koordinimit në parandalimin dhe luftën ndaj krimit, përfshirë krimet e rënda dhe të organizuara, sidomos në raste të tilla kur këto krime përfshijnë dhe elemente aktivitetetesh ndërkufitare.
Shtetet Anëtare të SELEC janë: Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Bullgarisë, Republika e Kroacisë, Maqedonia, Republika e Greqisë, Hungaria, Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Rumania, Republika e Serbisë dhe Republika e Turqisë.
Përfitimi i Shteteve Anëtare, si dhe partnerëve të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore Qendrës SELEC), është aftësia për të trajtuar hetimet shumëkombëshe dhe operacionet në rajonin e Evropës Juglindore .
SELEC ka si organin e saj më të lartë Këshillin e SELEC-ut i cili përbëhet nga një përfaqësues për çdo Vend Anëtar
Përvec Anëtarit të Këshillit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përfaqësohet në SELEC, nga një Oficer Kontakti.
Shqipëria është vlerësuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë në luftën e përbashkët kundër krimit ndërkufitar dhe ka marrë pjesë aktive kryesisht në kuadër të 8 Task-Forcave që trajtojnë fushat kryesore të krimit në rajon.
Për më shumë informacion http://www.selec.org/