HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Lehtësira dhe Përjashtime

  • Operatorët Ekonomike të Autorizuar
  • Thjeshtime Doganore
  • Trajtimi tarifor favorizues
  • Përjashtime nga TVSH e importit
  • Përjashtime të ndryshme

Lehtësira dhe Përjashtime > Përjashtime nga TVSH e importit >

Përjashtime për makineri bujqësore

Importimi i makinerive bujqësore

Personat e tatueshëm të cilët do të importojnë makineri dhe pajisje për këtë rast duhet të paraqesin në Degën Doganore përkatëse dokumentet, si më poshtë vijon:

Në rastin kur është fermer:

  • një kërkesë me shkrim, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore së cilës i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it me të cilën fermeri është pajisur nga Drejtoria Rajonale Tatimore, e cila tregon se importuesi është fermer;
  • kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të tokës;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinave që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e importimit;
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje.”.

Në rastin e tatimpaguesve të tjerë:

  • një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;

    vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore se importuesi është person i tatueshëm;
  • kopje të ekstraktit të QKR-së;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive bujqësore që do të importohen me kodet tarifore përkatëse.

Për më shumë informacion mbi legjislacionin referohuni në linkun e mëposhtëm

  • https://www.tatime.gov.al/c/6/71/tatimi-mbi-vleren-e-shtuar

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters