HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Lehtësira dhe Përjashtime

  • Operatorët Ekonomike të Autorizuar
  • Thjeshtime Doganore
  • Trajtimi tarifor favorizues
  • Përjashtime nga TVSH e importit
  • Përjashtime të ndryshme

Lehtësira dhe Përjashtime > Përjashtime nga TVSH e importit >

Investime me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë (pesëqind milionë) lekë

Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë (pesëqind milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje;

Personat e tatueshëm të cilët do të importojnë makineri dhe pajisje për këtë rast duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dokumentet, si më poshtë vijon:

  • një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
  • kopje të marrëveshjes me Këshillin e Ministrave, me anë të së cilës është miratuar kontrata e investimit, ku të jetë e specifikuar vlera e investimit e barabartë ose mbi 500 milionë (pesëqind milionë) lekë (nëse ka një marrëveshje të tillë), ose, në raste të investimeve tërësisht private, kopje të lejes/licencës/autorizimit (vetëm për kërkesën e parë);
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, ku të jetë e përcaktuar se vlera e investimit është e barabartë ose mbi 500 000 000 (pesëqind milionë) lekë, si dhe kohëzgjatja e investimit;
  • kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
  • të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive e të pajisjeve që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe periudhën e instalimit;
  • kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi;
  • përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj.
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje

Për më shumë informacion mbi legjislacionin referohuni në linkun e mëposhtëm:

  • https://www.tatime.gov.al/c/6/71/tatimi-mbi-vleren-e-shtuar

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters