HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Biznes

  • Procedurat Doganore
    • Regjistrimi i NIPT-it
    • Hyrja dhe dalja e mallrave
    • Dokumentacioni i nevojshëm për deklarim
    • Deklarimi ne Doganë
    • Regjimi i Transitit
    • Regjimi i Magazinimit doganor
    • Regjimi i Përpunimit Aktiv
    • Përdorimi i veçantë përfundimtar (end- use)
    • Regjimi i Lejimit të përkohshëm
    • Regjimi i Përpunimit Pasiv
    • Zonat e Lira
  • Përllogaritje detyrimesh doganore
    • Vlera Doganore
    • Tarifa
    • Rregullat e Origjinës
  • Akciza
    • Deklarimi i Akcizës
    • Depozitues ose Pritës i miratuar
    • Regjistrim për marka të reja cigare, birrë
    • Lehtësirat fiskale, garancitë dhe pullat
    • Llogaritja e Akcizës
    • Broshura informuese
    • Përjashtime Anije peshkimi
  • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Marrevëshje dhe Strategji
  • Kontrollet doganore
    • Kontrolli i parave në dorë (Cash)
    • Trashëgima Kulturore,Veprat e Artit
    • Siguria, Shëndeti, Mjedisi
    • Laboratori Doganor
    • Kontrolli Aposteriori
    • Skanimi në Doganë
    • Transporti ajror dhe detar
  • Ankimimi ndaj Vendimeve
  • Pyetësor për biznesin
  • Studimi i IFC mbi Matjen e Kohës së Zhdoganimit

Biznes > Ankimimi ndaj Vendimeve >

Ankimim në zbatim të Kodit Doganor

Ankimim në bazë të Kodit Doganor

Me ankimin do të kuptohet e drejta e çdo person të ankohet kundër çdo vendimi të marrë nga autoritetet doganore.

Kur mund të ankimohet një vendim ?

1.      Mund te ankimohet kur autoritet doganore kane dale me një vendim për refuzimin e një aplikimi apo për anulimin /revokimin e një vendimi te favorshëm i cili lidhet individualisht dhe ne mënyrë te drejtpërdrejtë me personin.

2.      Mund te ankimohet kur autoriteti doganor ka dale me vendim administrativ i cili ka shpallur debitor personin për një borxh dhe/ose për një sanksion

Referuar pikës 1:

a.   Personit i lind e drejta te ankohet pranë Drejtorisë se Përgjithshme te Doganave ndaj vendimit te marre nga autoriteti doganor përmes se cilit personit i refuzohet kërkesa/ aplikimi për një vendim te favorshëm.

b.   Personit i lind e drejta te ankohet pranë Drejtorisë se Përgjithshme te Doganave ndaj vendimit te marre nga autoriteti doganor përmes se cilit personit i është anuluar ose revokuar një vendim i favorshëm.

c.   Personit i lind e drejta te ankohet pranë Drejtorisë se Përgjithshme te Doganave ne raste kur ka aplikuar për një vendim te favorshëm dhe nuk është respektuar afati i përcaktuar ne piken 3, te nenit 27 te Kodit Doganor.

Për te gjitha rastet e përmendura ne germat a, b dhe c, personi i interesuar duhet te ushtroje ankimin brenda 15 ditëve nga data e njoftimit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vendos brenda 30 ditëve për pranimin ose jo të ankimit.

Kur anulimi apo revokimi i një vendimi të favorshëm shoqërohet edhe me sanksione, të përcaktuara në titullin IX të Kodi Doganor, procedura e ankimit (germa b) kryhet në përputhje me nenet 281 dhe 282 te këtij Kodi.

Referuar pikës 2:

Ndaj një vendimi administrativ te autoriteti doganor i cili ka shpallur debitor personin për një borxh apo sanksion te vendosur, personi mund t’i paraqesë Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave një kërkesë ankimore të arsyetuar, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.

Për të paraqitur ankesën, ankimuesi duhet të paguajë shumën e përgjithshme të detyrimeve të importit ose eksportit,/ si dhe të garantojë për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shumën e sanksioneve të aplikuara për shkeljen, objekt konflikti.

Kujdes !

Në rast se ankimuesi nuk plotëson kushtet kumulative, të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, ankimimi konsiderohet sikur nuk është bërë.

  • Respektimin e afatit procedural për depozitimin e kërkesës ankimore (30 dite )
  • Pagesën e shumës se përgjithshme të detyrimeve të importit ose eksportit
  • Të garantojë për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shumën e sanksioneve të aplikuara për shkeljen, objekt konflikti (formati i garancisë, miratuar sipas Aneksit 80 të Shtojcës B të VKM 651/2017).

Kërkesa ankimore duhet të përmbajë, një përshkrim të detajuar të ngjarjes për të cilin subjekti ankohet dhe duhet të evidentojë:

  • Gjeneralitet e Operatorit ekonomik që po ankohet;
  • Lëndën me përcaktim “Kërkesë- ankimore”;
  • Numrin dhe datën e vendimit ndaj të cilit bëhet ankimi;
  • Gjeneralitet e strukturës së Administratës Doganore që e ka marrë vendimin;
  • Llojin e shkeljes së kryer dhe bazën ligjore referuese për daljen e vendimit;
  • Arsyet e operatorit ekonomik përse nuk është dakort me vendimin;
  • Bazën ligjore në të cilën ai mbështetet;
  • Adresën ku e pret përgjigjen e kësaj kërkese. 

 

     Ankimuesi duhet të bashkëshoqërojë ankimin me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për  

     shqyrtimin e tij.

Lista e dokumenteve që duhet ti bashkëlidhen kërkesës ankimore:

  1. Fotokopje të dokumentit bankar me të cilin të vërtetohet kryerja e pagesave.
  2. Fotokopje të Deklaratës Doganore/ sipas regjimit;
  3. Fotokopje të Faturës;
  4. Dokumentet e transportit;
  5. Deklaratën e eksportit;
  6. Kontratat e furnizimit;
  7. Çertifikatën e cilësisë;
  8. Çertifikatë Klasifikimi Tarifor nga Laboratori Kimik Doganor;
  9. Dokument tjetër specifik sipas rasteve specifike.
     

Pas procedurave te ankimit administrativ personit i lind e drejta e ngritjes se një padie pranë gjykatës kompetente.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës