Biznes > Akciza > Depozitues ose Pritës i regjistruar
1. “Administratë doganore” janë strukturat qendrore dhe vendore të Shërbimit Doganor Shqiptar që, në zbatim të kompetencave të tyre, janë të ngarkuara me administrimin e akcizës.
2. “Akcizë” është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. “Produkte që i nënshtrohen akcizës” janë:
4. “Depozitues i miratuar” është një person fizik ose juridik, i autorizuar nga autoritetet doganore në ushtrimin e aktivitetit të tij për të prodhuar, përpunuar, mbajtur, pritur ose dërguar produkte që i nënshtrohen akcizës nën regjimin e pezullimit të detyrimeve në një magazinë fiskale.
5. “Regjim doganor pezullues” është një nga procedurat apo regjimet e parashikuara në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë, që ka të bëjë me mbikëqyrjen doganore të mallrave joshqiptare gjatë futjes së tyre në territorin doganor shqiptar, në magazinimin e përkohshëm, në zonat e lira ose magazinat e lira ose në një nga regjimet e parashikuara në këtë Kod.
6. “Regjim i pezullimit të detyrimeve” është një regjim që zbatohet në prodhimin, përpunimin, mbajtjen ose lëvizjen e mallrave të akcizës të pambuluara nga një procedurë doganore pezulluese ose regjim doganor pezullues, i cili ka pezulluar pagesën e akcizës.
7. “Importim i mallrave të akcizës” është futja në territorin shqiptar të mallrave të akcizës që, në momentin e hyrjes, nuk janë futur në një “Procedurë doganore pezulluese” ose “Regjim doganor pezullues”, si dhe dalja e mallrave të akcizës nga një “procedurë doganore pezulluese” ose “regjim doganor pezullues”.
8. “Pritës i regjistruar” është një person fizik ose juridik, i autorizuar nga autoritetet doganore për ushtrimin e aktivitetit të tij dhe sipas kushteve të përcaktuara nga këto autoritete, për të pritur mallra akcize që lëvizin nën një regjim pezullues të detyrimeve brenda territorit të vendit. Ky operator nuk mund të prodhojë, të mbajë ose të dërgojë produkte me pezullim të detyrimeve të akcizës.
9. “Dërgues i regjistruar” është një person fizik ose juridik, i autorizuar nga autoritetet doganore në ushtrimin e aktivitetit të tij dhe sipas kushteve të përcaktuara nga këto autoritete, vetëm për të dërguar produkte të akcizës në një regjim pezullues të detyrimeve pas çlirimit të tyre për qarkullim të lirë sipas dispozitave përkatëse të Kodit Doganor.
10. “Magazinë fiskale” është një ambient, qartësisht i ndarë nga ambientet e tjera, ku produktet e akcizës prodhohen, përpunohen, mbahen, priten ose dërgohen nën një regjim pezullues të detyrimeve nga një depozitues i miratuar në ushtrimin e aktivitetit të tij, sipas kushteve të përcaktuara nga autoritetet doganore.
11. “Territor” është territori doganor, sipas përcaktimit përkatës në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë.
12. “Përfaqësues fiskal” është një person juridik ose fizik, i miratuar dhe i licencuar nga autoritetet doganore, që vepron në emër dhe për llogari të depozituesit të miratuar, pritësit dhe dërguesit të regjistruar.
13. “Borxh” është detyrimi që ka depozituesi i miratuar, pritësi dhe dërguesi i regjistruar, përfaqësuesi fiskal ose çdo person tjetër, sipas këtij ligji, për të paguar shumën e detyrimeve të akcizës, që zbatohet për produktet që i nënshtrohen detyrimit të akcizës.
14. “Autorizim akcize” është autorizimi i lëshuar nga autoritetet doganore ndaj një personi fizik ose juridik, përmes të cilit këta të fundit, si pjesë e aktivitetit të tyre, mund të presin, të prodhojnë, të ruajnë, të magazinojnë ose të kryejnë operacione të tjera me produktet e akcizës në magazinat fiskale dhe të dërgojnë produkte akcize nën regjimin e pezullimit të detyrimeve.
15. “Përdorues i përjashtuar” është një person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë një autorizim nga autoritetet doganore, sipas të cilit ai, si pjesë e aktivitetit të tij dhe për qëllime sipas seksionit 3 “Përjashtimet”, mund të blejë produkte akcize pa qenë subjekt i pagesës së akcizës.
16. “Pullë e akcizës” është pulla e akcizës e Qeverisë Shqiptare, e përdorshme në përputhje me këtë ligj për produktet që do t’u vendoset kjo pullë akcize dhe që renditen në shtojcën 1, seksionet 2 dhe 3, përveç birrës së prodhuar në vend, për të cilën do të vendoset një kod sigurie.
17. “Pullë fiskale” është pulla e Qeverisë Shqiptare, që u aplikohet produkteve të akcizës, në formën e pullës së akcizës ose kodit të sigurisë.
18. “Kod i sigurisë” është një shenjë direkte që aplikohet për produktet e birrës apo në produkte të tjera të pijeve alkoolike që prodhohen në Shqipëri nga prodhuesit në shkallë të madhe apo importohen nga importuesit e autorizuar për këtë qëllim nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
19. “Prodhuesit në shkallë të madhe” janë prodhuesit e përcaktuar si të tillë me udhëzim të Ministrit të Financave.