HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Biznes

  • Procedurat Doganore
    • Regjistrimi i NIPT-it
    • Hyrja dhe dalja e mallrave
    • Dokumentacioni i nevojshëm për deklarim
    • Deklarimi ne Doganë
    • Regjimi i Transitit
    • Regjimi i Magazinimit doganor
    • Regjimi i Përpunimit Aktiv
    • Përdorimi i veçantë përfundimtar (end- use)
    • Regjimi i Lejimit të përkohshëm
    • Regjimi i Përpunimit Pasiv
    • Zonat e Lira
  • Përllogaritje detyrimesh doganore
    • Vlera Doganore
    • Tarifa
    • Rregullat e Origjinës
  • Akciza
    • Deklarimi i Akcizës
    • Depozitues ose Pritës i regjistruar
    • Regjistrim për marka të reja cigare, birrë
    • Lehtësirat fiskale, garancitë dhe pullat
    • Llogaritja e Akcizës
    • Broshura informuese
    • Përjashtime Anije peshkimi
  • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Marrevëshje dhe Strategji
  • Kontrollet doganore
    • Kontrolli i parave në dorë (Cash)
    • Trashëgima Kulturore,Veprat e Artit
    • Siguria, Shëndeti, Mjedisi
    • Laboratori Doganor
    • Kontrolli Aposteriori
    • Skanimi në Doganë
    • Transporti ajror dhe detar
  • Ankimimi ndaj Vendimeve
  • Pyetësor për biznesin
  • Studimi i IFC mbi Matjen e Kohës së Zhdoganimit

Biznes > Akciza > Depozitues ose Pritës i regjistruar

Procedurat e pajisjes me autorizim për magazinë fiskale

Prodhimi, përpunimi dhe mbajtja e mallrave të akcizës në regjimin e pezullimit të detyrimeve, kryhen në një magazinë fiskale. 

“Magazinë fiskale” është një ambient, qartësisht i ndarë nga ambientet e tjera, ku produktet e akcizës prodhohen, përpunohen, mbahen, priten ose dërgohen nën një regjim pezullues të detyrimeve nga një depozitues i miratuar në ushtrimin e aktivitetit të tij, sipas kushteve të përcaktuara nga autoritetet doganore.

“Depozitues i miratuar” është një person fizik ose juridik, i autorizuar nga autoritetet doganore në ushtrimin e aktivitetit të tij për të prodhuar, përpunuar, mbajtur, pritur ose dërguar produkte që i nënshtrohen akcizës nën regjimin e pezullimit të detyrimeve në një magazinë fiskale.

Për tu pajisur me Autorizim për magazinë fiskale, Operatori duhet të plotësojë një Kërkesë tip (Aneksi 11 bashkëlidhur), e cila i drejtohet zyrës doganore territorialisht kompetente të vendit ku ndodhet magazina e prodhimit, përpunimit apo stokimit/depozitimit të produkteve të akcizës.

Kërkesës tip duhet t’i bashkëlidhen dokumentet e mëposhtme:

  • Kopje e titullit të lejes apo licencës së lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit nëse subjekti për ushtrimin e aktivitetit duhet të pajiset me një licencë apo leje të parashikuar nga shtojca e ligjit për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.
    Magazinave fiskale, të cilat deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk kanë pasur detyrim depozitimin e dokumentit të QKL-së, u lihet afat gjashtë muaj, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, për depozitimin e dokumentit të QKL-së pranë degës doganore mbikëqyrëse.
  • Prokura e përfaqësuesit ligjor për marrjen përsipër të përgjegjësive të shoqërisë, për rastet kur nuk përcaktohet në ekstraktin e QKR-së;
  • Dëshmi penaliteti e përfaqësuesit të shoqërisë/administratorit dhe aksionerëve të shoqërisë;
  • Planimetria e ambienteve të planifikuara për magazinë fiskale, të shoqëruara me foto për çdo plan, si brenda ashtu edhe jashtë;
  • Plani dhe përshkrimi i instalimeve të ndryshme që do të jenë pjesë e magazinës fiskale (instalime, depo, rezervuarë, tubacione etj.);
  • Akti i kalibrimit të kontejnerëve (depozitave, sillosa etj.) nga DPM-ja, në rastet kur do të depozitohen lëngje apo materiale rifuxho. Për rastet kur marrja e certifikatës së kalibrimit është në proces, të depozitohet kërkesa e aplikimit, shoqëruar me certifikatat e kalibrimit të disponueshme në momentin e prodhimit/importit;
  • Certifikimet përkatëse për instrumentet dhe pajisjet matëse nga DPM-ja;
  • Deklarata për natyrën dhe pozicionin tarifor të produkteve që priten, dërgohen, mbahen dhe në rastin e magazinave të prodhimit edhe të lëndëve të para dhe produkteve të prodhuara;
  • Karta teknologjike me parametrat e punës, lëndët e para dhe produktet përfundimtare të përfituara sipas standardeve të përcaktuara më parë;
  • Vlerësimi i sasive të produkteve të akcizës të prodhuara, të përpunuara dhe të depozituara/të stokuara për një periudhë të caktuar (vjetore apo që mbulon aktivitetin nëse është sezonale);
  • Dokumenti i garancisë;
  • Informacioni për sistemin kontabël që përdor shoqëria, si dhe masat e kontrollit të brendshëm e metodat e kontrollit që ajo përdor;
  • Konfirmimi se shoqëria nuk ka asnjë detyrim të pashlyer ndaj administratës doganore në momentin e aplikimit.

Procedura e autorizimit të magazinës fiskale

  • Paraprakisht kërkesa për pajisjen me autorizim shqyrtohet dhe miratohet nga zyra doganore territorialisht kompetente.
  • Pasi e miraton kërkesën, Dega Doganore, përcjell për procedim të mëtejshëm pranë DPD dosjen e plotë të depozituar nga kërkuesi, duke mbajtur pranë saj një kopje identike, si dhe e shoqëron atë edhe me opinionin e saj zyrtar në lidhje me kërkesën dhe mundësinë e mbikëqyrjes të kontrollit të magazinës fiskale.
  • Në rast se plotësohen të gjitha kërkesat e parashikuara, lëshohet autorizimi përkatës, pasi të jenë gjeneruar në sistemin informatik kodet fiskale specifike, sipas modelit në aneksin 12. Autorizimet lëshohen pa afat kohor.

Çdo ndryshim apo modifikim, që lidhet me depozitat, rezervuarët, instalimet, kushtet e shfrytëzimit të magazinës fiskale dhe çdo ndryshim në dokumentacionin e dorëzuar për marrjen e autorizimit, duhet të jetë objekt i një informacioni paraprak për zyrën doganore mbikëqyrëse, e cila, pas kontrollit, verifikimit dhe vlerësimit, përcjell këto ndryshime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila vlerëson dhe pasqyron ndryshimet apo modifikimet në autorizimin fillestar.

Dokumenta ndihmëse

  • Aneksi 11 
  • Aneksi 12 
  • Fleta e pasme e Autorizimit per Magazinat Fiskale 
  • Manual mbi rregullat dhe procedurën për dhënien e autorizimit për magazinë fiskale, si dhe për miratimin e shtesave, modifikimeve në autorizi 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters