Biznes > Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës
Një eksportues i miratuar është një eksportues të cilit në kushte të caktuara i është lejuar nga Autoritet Doganore të bëjë vetë vërtetimin e origjinës nëpërmjet Deklaratave-Faturë pavarësisht nga vlera.
Autoritetet doganore mund t’ia japin eksportuesit këtë status, por ata gjithashtu mund të tërheqin dhënien e tij, nëse eksportuesi keqpërdor autorizimin.
Procedura për dhënien e statusit "Eksportuesi i miratuar" është e përcaktuar nga autoritetet doganore shqiptare mbi bazë të rregullores bashkelidhur. Eksportuesit që kërkojnë të pajisen me këtë status duhet të plotësojnë dhe Formën e Aplikimit.
Gjithashtu rregullat e origjinës preferenciale gjenden në tekstin e çdo Marrëveshjeje të Tregtisë së Lirë, në Protokollin “Mbi Përkufizimin e Konceptit të Produkteve Origjinuese dhe Metodat e Bashkepunimit Administrativ”.
Aplikimi për të përfituar statusin e Eksportuesit të Miratuar nga data 01.07.2021 bëhet online nëpërmjet portalit Qeveritar e-Albania.