Biznes > Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës
Konventa Rajonale për rregullat e origjinës preferenciale pan-Euro-Mesdhetare paraqet rregullat që duhet të plotësojnë mallrat për të fituar statusin origjinues në një vend të caktuar si dhe mundëson zbatimin e Kumulimit të origjinës së mallrave ndërmjet vendeve partnere në këtë Konventë.
Për të zbatur rregullat e origjinës dhe kumulimin e origjinës bazuar në rregullat e origjinës preferenciale pan-Euro-Mesdhetare, protokollet e origjinës në marrëveshjet e tregtisë së lirë në fuqi janë zëvëndësuar me rregullat e origjinës të kësaj Konvente:
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit midis Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë nga ana tjetër, është ratifikuar me Ligjin Nr. 9590, datë 27.07.2006. Vendimi Nr. 1, datë 11 maj 2015 i Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka zëvendësuar Protokollin 4 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ me Konventën Rajonale mbi rregullat e origjinës preferenciale pan-Euro-Mesdhetare [2015/821].
Marrëveshja për amendimin dhe zgjerimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA 2006) është ratifikuar me Ligjin Nr. 9696, datë 21.03 2007. Vendimi Nr. 3/2013 i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore ka zëvendësuar Aneksin IV në lidhje me përcaktimin e konceptit të ‘produkteve origjinuese’ dhe metodave të bashkëpunimit administrativ me Konventën Rajonale mbi rregullat e origjinës preferenciale pan-Euro-Mesdhetare. Vendimi Nr. 3/2015 i Komitetit të Përbashkët, miratuar më 26 Nëntor 2015, ka ndryshuar Vendimin 3/2013 të MTL-së CEFTA 2006. Ai siguron mundësinë e tërheqjes së detyrimeve dhe kumulimit të plotë në tregtinë dypalëshe midis palëve të CEFTA -s.
Vendimi Nr. 2/2017, datë 16 maj 2017, i Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale mbi rregullat preferenciale të origjinës pan-Euro-Mesdhetare, ka ndryshuar dispozitat e Shtojcës II të Konventës Rajonale mbi rregullat e origjinës preferenciale pan-Euro-Mesdhetare, duke futur mundësinë e zbatimit të kumulimit të plotë bilateral, të kthimit apo rimbursimit të detyrimeve doganore në tregtinë ndërmjet vendeve anëtare të CEFTA-s që përfshin Republikën e Moldavisë dhe pjesëmarrësit në Procesin e Stabilizim Asociimit të Bashkimit Evropian [2019/940].
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë e ratifikuar me Ligjin Nr. 9733, datë 14.05.2007. Vendimi Nr. 1/2019 i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë ka zëvendësuar Protokollin II në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve orgjinuese”dhe metodave të bashkëpunimit administrativ me Konventën Rajonale mbi rregullat preferenciale të origjinës pan-Euro-Mesdhetare [2020/82]. Data e fillimit të zbatimin 3 maj 2021.
Vendimi Nr. 1 i Komitetit të Përbashkët EFTA-Shqipëri, miratuar më 24.6.2021, ratifikuar me Ligjin Nr. 99/2021, datë 07.07.2021, për ndryshimin e protokollit B të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë, lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, me Konventën Rajonale mbi rregullat preferenciale të origjinës pan-Euro-Mesdhetare
Më 7 dhjetor 2023, Komiteti i Përbashkët i Konventës PEM miratoi një grup të ri rregullash origjine të zbatueshme që nga 1 janari 2025.
FZ-2024-113.pdf
TAXUD_7948663_23 ADD.1_en_Annex.pdf
Ligji nr. 59/2024 datë 06.06.2024, Fletore Zyrtare nr. 113/2024 datë 07.04.2024 mbi Vendimin Nr. 1/2023 të Komisionit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediterane, i datës 7 dhjetor 2023 për ndryshimin e Konventës Rajonale për rregullat preferenciale pan-Euro-Mediter.