HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Biznes

  • Procedurat Doganore
    • Regjistrimi i NIPT-it
    • Hyrja dhe dalja e mallrave
    • Dokumentacioni i nevojshëm për deklarim
    • Deklarimi ne Doganë
    • Regjimi i Transitit
    • Regjimi i Magazinimit doganor
    • Regjimi i Përpunimit Aktiv
    • Përdorimi i veçantë përfundimtar (end- use)
    • Regjimi i Lejimit të përkohshëm
    • Regjimi i Përpunimit Pasiv
    • Zonat e Lira
  • Përllogaritje detyrimesh doganore
    • Vlera Doganore
    • Tarifa
    • Rregullat e Origjinës
  • Akciza
    • Deklarimi i Akcizës
    • Depozitues ose Pritës i regjistruar
    • Regjistrim për marka të reja cigare, birrë
    • Lehtësirat fiskale, garancitë dhe pullat
    • Llogaritja e Akcizës
    • Broshura informuese
    • Përjashtime Anije peshkimi
  • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Marrevëshje dhe Strategji
  • Kontrollet doganore
    • Kontrolli i parave në dorë (Cash)
    • Trashëgima Kulturore,Veprat e Artit
    • Siguria, Shëndeti, Mjedisi
    • Laboratori Doganor
    • Kontrolli Aposteriori
    • Skanimi në Doganë
    • Transporti ajror dhe detar
  • Ankimimi ndaj Vendimeve
  • Pyetësor për biznesin
  • Studimi i IFC mbi Matjen e Kohës së Zhdoganimit

Biznes > Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës

Provat e origjinës

Provat e origjinës

Dokumentet të cilat provojnë Origjinën e mallrave janë:

·         Ceritifikata lëvizëse e origjinës: EUR.1
·         Deklarata e origjinës (Deklarata-Faturë)
·         Certifikata e origjinës: Forma A
·         Certifikata e origjinës jo-preferenciale

 

Certifikata e origjinës EUR.1 është një dokument që vërteton origjinën preferenciale të mallrave me origjinë nga një palë kontraktuese si: vendet e BE-së, vendet CEFTA, vendet EFTA, Turqia, Mbretëria e Bashkuar që importohen në Shqipëri, apo eksportohen nga Shqipëria drejt këtyre vendeve me qëllim përfitimin e trajtimit preferencial. Kjo certifikatë lëshohet nga autoritetet doganore pranë të cilës kryhen procedurat e eksportit, mbi bazën e aplikimit të bërë me shkrim nga eksportuesi, apo përfaqësuesi i tij zyrtar.

-          Nëse në përcaktimin e origjinës së produkteve tekstile (Kapitujt e NK 52-63) që po eksportohen drejt vendeve CEFTA, është zbatuar Vendimin 2/2017 [i] i Komitetit të Përbashkët të Konventës PEM, duhet ta tregoni këtë në kutinë nr. 7 të Certifikatës së qarkullimit të mallrave EUR.1 duke vendosur tekstin "(*according to the Decision 2/2017 PEM)
-          Kur përdoren rregulla kalimtare, në kutinë 7 të certifikatës së qarkullimit të mallrave EUR.1 duhet vendosur shënimi në anglisht "TRANSITIONAL RULES".

Deklarata-origjinës/Deklarata-faturë është dokument që vërteton origjinën preferenciale të mallrave me origjinë nga një palë kontraktuese si: vendet e BE-së, vendet CEFTA, vendet EFTA, Turqia, Mbretëria e Bashkuar që importohen në Shqipëri, apo eksportohen nga Shqipëria drejt këtyre vendeve me qëllim përfitimin e trajtimit preferencial. Deklarata origjinës/faturë mund të lëshohet nga një eksportues i miratuar, i cili pajiset nga autoritetet doganore me një numër autorizimi doganor, apo nga një eksportues i një dërgese, vlera totale e të cilave nuk i kalon 6000 €.

Certifikata e origjinës Forma A është dokument që vërteton origjinën preferenciale shqiptare të mallrave që eksportohen në vendet të cilat i kanë dhënë preferencë Shqipërisë si vend në zhvillim mbi bazën e Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (GSP). Kjo certifikatë lëshohet nga autoritetet doganore pranë të cilës kryhen procedurat e eksportit, mbi bazën e kërkesës me shkrim nga eksportuesi.

Certifikata e origjinës jo preferenciale është dokument që vërteton origjinën jopreferenciale të mallrave. Certifikata e origjinës lëshohet nga Dhoma e Tregtisë mbi bazën e një kërkese me shkrim.

Bazuar në Udhëzimin nr. 10693/2, datë 01.07.2019 “Për përcaktimin e tarifave për kryerjen e shërbimeve të veçanta dhe administrimin e tyre nga autoritetet doganore”, pajisja me Certifikata lëvizëse EUR.1 dhe Forma A është pa pagesë.

[i] Vendimi nr. 2/2017 i Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale PEM [2019/940], është bërë pjesë e dispozitave të Shtojcës II të Vendimit të Konventës 3/2015 të Komitetit të Përbashkët CEFTA. Ky vendim përfshin zbatimin e Kumulimit të plotë dhe Moskthimin e Detyrimeve Doganore(DDB)  në tregtinë ndërmjet vendeve CEFTA.

Dokumenta ndihmëse

  • Vete Deklarimi i Origjinës 
  • Forma A 
  • EUR 1 
  • Certifikata e Origjines 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters