Biznes > Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës
(SPP) Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave (GSP, General System of Preferences)
Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave është një sistem asimetrik preferencash, sipas të cilit disa shtete si: Australia, Bjellorusia, BE, Kanadaja, Islanda, Japonia, Kazakistani, Norvegjia, Zvicra, Turqia, Zelanda e Re, SHBA-ja dhe Federata Ruse u japin preferencë mallrave origjinuese të eksportuara nga vendet në zhvillim (ndër të tjera edhe Shqipëria), por jo anasjelltas.
Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), u ra dakord që për vendet në zhvillim, disa nga vendet e zhvilluara të japin preferenca. Kjo nuk është negociuar me ta dhe trajtimi preferencial nuk është reciprok. Skemat e SPP dhe rregullat e tyre të origjinës të ofruara nga vendet donatore janë të ndryshme. Vendet në të cilat mallrat me origjinë preferenciale shqiptare mund të eksportohen duke përfituar trajtim tarifor preferencial sipas SPP janë: Australia, Bjellorusia, Japonia, Kazakistani, Zelanda e Re, SHBA-ja dhe Federata Ruse.
Bazuar në Vendimin 17 datë 5 mars 2021 të Këshillit të Komisionit Ekonomik Euroaziatik, nga data 12 Tetor 2021 Shqipëria hiqet nga lista e vendeve ne zhvillim përsa i përket përfitimit të njëanshëm preferencial në tregtinë me vendet e Bashkimit Ekonomik të Euroazisë (Bjellorusia, Kazakistani dhe Federata Ruse).
Kujdes!