Biznes > Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës
Origjina preferenciale lidhet me marrëveshjet tregtare të cilat u japin palëve akses në tregun vendas reciprok me tarifa preferenciale.
Rregullat e origjinës preferenciale përcaktojnë nëse malli plotëson kushtet për të përfituar tarifën prefereciale sipas marrëveshjes. Ka një set kriteresh që malli duhet t'i përmbushë në mënyrë që të konsiderohet origjinues në vendin partner sipas marrëveshjes tregtare.
Rregullat e origjinës preferenciale, në Klasifikimin e Sistemit të Harmonizuar (HS) dhe në shumicën e rasteve, janë specifike për produktin: çdo kod malli HS që përfiton nga një tarifë prefrenciale, në kuadër të një marrëveshjeje tregtare ka rregullin e vet të origjinës. Rregullat e origjinës mund të vendosen në nivele të ndryshme tarifore: disa rregulla mbulojnë një Kapitull të tërë, disa janë specifike për Krerë ose Nënkrerë të NK së mallrave.
Rregullat e origjinës negociohen veçmas për çdo MTL dhe i bashkëngjiten marrëveshjes kryesore në formën e një protokolli mbi rregullat specifike të origjinës së produktit. Rregullat e origjinës ndryshojnë sipas marrëveshjeve. Për të aplikuar për një tarifë preferenciale, duhet të merrni parasysh rregullat e origjinës. konceptet dhe proceset kryesore me të cilat duhet të jeni të njohur.
Për këtë konsultohuni me informacionin në linkun: https://dogana.gov.al/dokument/3044/udherrefyes-mbi-rregullat-e-origjines-preferenciale
Klasifikimi sipas Sistemit të Harmonizuar (HS), është Sistemi i Harmonizuar i Përshkrimit dhe Kodimit të Mallrave i Organizatës Botërore të Doganave (OBD). Ai është një sistem ndërkombëtar klasifikimi doganor i cili i cakton cdo grupi produktesh një kod unik HS me 6-shifra.
Kodet HS, në parim, janë të harmonizuara në shumicën e vendeve të botës. Kodet HS u mundësojnë autoriteteve doganore të identifikojnë produktin dhe të zbatojnë detyrimin e duhur doganor të importit, si dhe taksat e tjera apo dhe masat e tjera tregtare.
Klasifikimi HS luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e origjinës së mallrave. Tarifat MFN (Tarifa Bazë) si dhe tarifat preferenciale, në kuadër të Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë, përcaktohen mbi bazën e klasifikimit HS.
Përveç kësaj, të kuptuarit e klasifikimit HS të produktit është e nevojshme për të përcaktuar rregullin e origjinës:
Kodet HS përbëhen nga 6 shifra dhe ndahen në:
Kapitullin (2 shifrat e para),
Kreun (4 shifrat e para)
Nëkreun (6 shifrat e plota).
Kodet HS ndahen më tej, në nënndarje me 8 shifra apo edhe më tej (të referuara edhe si kode mallrash dhe linja tarifore kombëtare).
Për shembull: kodi tarifor 8452 10 90:
Kapitull: 84; kreu: 8452; Nënkreu 8452 10; linja tarifore 8452 10 90
Kodet HS rishikohen dhe përditësohen periodikisht. Përditësimet e fundit u kryen në vitin 2017 dhe në vitin 2022. Tabelat e korelimeve të klasifikimit HS mund ti gjeni në faqen e web të DPD.
https://dogana.gov.al/d/182/248/0/231/nomenklatura-e-kombinuar-e-mallrave
Gjatë çdo rishikimi mund të shtohen kode të reja dhe disa kode mund të hiqen ose disa kode shkrihen Brenda një kodi të vetëm. Kjo krijon një mospërputhje midis versioneve të ndryshme të HS-së dhe vështirëson rregullat e origjinës për kode specifike.
Nëse teksti i një Marrëveshjeje të Tregtisë së Lirë i referohet një versioni më të hershëm të (HS), duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë ndryshimeve për t'u siguruar që të zbatohen kodet e duhura kur importohen mallra që kërkojnë trajtim tarifor preferencial. Tabelat e korrelimit midis versioneve të ndryshme të Sistemit të Harmonizuar janë të disponueshme në faqen e internetit të DPD edhe të OBD-së.
Gjatë tregtimit të mallrave me preference tarifore, importuesit nuk duhet të mbështeten vetëm në kodet HS të siguruara nga furnizuesit e tyre, por të verifikojnë klasifikimin tarifor në vendin e importit, në mënyrë që kodet ku klasifikohen mallrat të jenë të sakta dhe të plota. Importuesit dhe eksportuesit duhet të sigurohen që po punojnë në të njëjtin version të sistemit të Sistemit të Harmonizuar.
Në faqen web të DPD-së në linkun më poshtë gjeni për ta konsultuar ‘Transpozimi teknik në HS2022 i krerëve në Aneksin II të Shtojcës I të Konventës së rishikuar PEM të rregullave të origjinës preferenciale https://www.dogana.gov.al/dokument/6695/konventa-pem-aneksi-ii-transpozimi-teknik-ne-hs2022