Studimi i IFC mbi Matjen e Kohës së Zhdoganimit > >
Në dhjetor 2021, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) e Shqipërisë, në koordinim me Policinë Kufitare dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe mbështetur nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), realizoi Studimin e Dytë për Matjen e Kohës së Zhdoganimit në Shqipëri për rishikimin e procedurave të aplikuara si dhe për matjen e kohës së nevojshme për ngarkesat tregtare për t'iu nënshtruar procedurave të importit, eksportit dhe tranzitit në: portin detar të Durrësit (porti më i madh i Shqipërisë); tri pikat më të rëndësishme të kalimit kufitar (PKK) - Qafë-Thanë në kufi me Maqedoninë e Veriut, Kapshticë në kufi me Greqinë dhe Morinë në kufi me Kosovën dhe në tre terminalet kryesore doganore të brendshme (Tiranë, Elbasan dhe Fier).
Përmirësimi qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, janë evidentuara qartësisht në raportin e IFC, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore.
Konkretisht, krahasuar me vitin 2018, në Import:
- Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 26%.
- Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 20%.
- Në zyrat doganore të brendshme,koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 74%.
Në Eksport:
- Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 49%.
- Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 4%.
- Në zyrat doganore të brendshme, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 4%.
Ndërkohë, për Tranzitin në hyrje:
- Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 21%;
- Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 15%.
për Tranzitin në dalje:
- Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 38%;
- Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 18%.
Koha mesatare e kryerjes së procedurave në zyrat doganore, nga autoritetet doganore është shkurtuar me:
- 21% në Portin e Durrësit;
- 64% në zyrat doganore kufitare;
- 58 në zyrat doganore të brendshme;
ndërkohë që nga agjentët doganorë koha mesatare është shkurtuar me:
- 70% në Portin e Durrësit;
- 19% në zyrat doganore kufitare;
- 52 në zyrat doganore të brendshme.
Digjitalizimi i aplikimeve, përditësimet e vazhdueshme të sistemit elektronik, përmirësimi i përzgjedhjes me risk, bashkëveprimi ndërinstitucional dhe me biznesin, si dhe rritja e kapaciteteve dhe integritetit të burimeve njerëzore, janë vetëm nga disa nga faktorët të cilët kanë çuar në këtë histori suksesi në shkurtimin e kohës së zhdoganimit dhe lehtësimin e biznesit.