HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Përjashtime nga detyrimet

  • Ndërrimi i vendbanimit
  • Në rast martese
  • Për studentët
  • Në rast trashëgimie

Përjashtime nga detyrimet > Në rast martese >

Mallrat që përjashtohen në rast martese

Mallrat që përjashtohen nga detyrimet importit në rast martese

  • Veshje martesore dhe sendet shtëpiake, të reja ose jo dhe që i përkasin një individi që me rastin e martesës së tij/saj transferon vendbanimin e tij të zakonshëm nga një vend tjetër, në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë;
  • Dhuratat e dhëna me rastin e martesës dhe që janë marrë nga një individ që e ka vendbanimin e tij të zakonshëm në një vend tjetër.

Kriteret për të përfituar përjashtim:

a) vendbanimi i zakonshëm i personit e cila/i cili martohet ka qenë jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë për të paktën 12 muaj të vazhdueshëm. (Përjashtim nga ky kriter mund të jepet me kusht që i interesuari të provojë qartë se synonte të qëndronte jashtë territorit doganor të Republikës se Shqipërisë për një periudhë të pandërprerë kohe prej të paktën 12 muajsh);
b) Paraqesin prova të martesës së tyre;
c) Vlera në rastin e dhuratave është deri në vlerën ekuivalente në lekë të shumës 1.000 euro.

Afatet kohore për të përfituar përjashtim:

a) Mallrat duhet të jenë importuar, jo më herët se dy muaj përpara datës së caktuar për martesë
Në këtë rast përjashtimi jepet vetëm kundrejt depozitimit të garancisë që është e barabartë me shumën e detyrimit doganor nëse mallrat do të paguanin detyrimet doganore. Kjo garanci lëshohet pasi personi i cili do të martohet dorëzon certifikatën e martesës;
b) jo me vonë se katër muaj pas datës së martesës.

Kushtëzime

  • Mallrat e mësipërme mund të importohen në disa dërgesa të veçanta, brenda afateve të sipërpërmendura.
  • Mallrat e përjashtuar nga detyrimet e importit, brenda periudhës prej 12 muajve nga data në të cilën është kryer importi, nuk mund të jepen hua, vendosen si garanci, jepen me qira ose transferohen, si kundrejt pagesës, ashtu edhe falas, pa njoftuar përpara autoritetet doganore.
  • Huadhënia, dhënia si garanci, qiradhënia ose tjetërsimi përpara përfundimit të periudhës 12-mujore bëhet vetëm kundrejt pagesës së detyrimeve të importit.

KUJDES! Nuk përfitojnë përjashtim produktet alkoolike dhe produktet e duhanit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters