Mbrojtja e pronësise intelektuale > Mbrojtja e pronësise intelektuale >
Administrata Doganore Shqiptare në kuadër të misionit fiskal, ekonomik dhe mbrojtës ka për detyrë, mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Intelektuale me qëllim:
Për të mundësuar një mbrojtje të së drejtave të Pronësisë Intelektuale, si dhe për të arritur të njëjtin nivel mbrojtjeje për çështjen e Pronësisë Intelektuale, si në vendet e Bashkimit Evropian, pranë Sistemit Doganor është krijuar Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale, e cila është strukturë përbërëse e Departamentit Operativ – Hetimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Objekti i punës së DMPI-së është të zbatojë legjislacionin për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale sipas ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi për territorin Doganor Shqiptar, të koordinojë punën ndërmjet Drejtorive të tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, institucioneve të treta dhe/ose grupeve të interesit për çështjet e Pronësisë Intelektuale, të administrojë me profesionalizëm aplikimet për veprim të paraqitura pranë D.M.P.I-së, duke mbajtur në vëmendje respektimin e afateve kohore, procedurale dhe trajtimin e çështjeve në mënyrë profesionale.
Aplikimi për veprim është i vetmi instrument mbrojtës për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale nga Administrata Doganore Shqiptare.
Ky aplikim paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, me anë të dokumenteve të mëposhtëm:
Procedura standarde që ndiqet nga Administrata Doganore (Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale) për miratimin/refuzimin e një Aplikimi për veprim paraqitet në diagramën e mëposhtme: