Akciza > Përjashtime Anije peshkimi >
Furnizohen me karburant (gazoil) për peshkim, pa paguar taksën e qarkullimit , taksën e karbonit dhe akcizën, por duke paguar TVSH-në, subjektet e peshkimit (personat juridikë dhe fizikë) me destinacion përdorimi anijet e peshkimit, të cilat kanë marrë statusin e pritësit të regjistruar dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në legjislacionin për Akcizat.
Do të furnizohen me karburant pa akcizë të gjitha anijet e peshkimit, persona juridikë dhe fizikë, të cilët:
i) (dy) persona për anijet deri në 15 metra gjatësi;
ii) (tre) persona për anijet mbi 15 metra deri në 24 metra gjatësi;
iii) (katër) persona për anijet mbi 24 metra gjatësi.
dh) janë subjekte aktive të regjistruara, të cilat nuk kanë detyrime ndaj organeve tatimore dhe doganore.
Procedura
Për të përfituar nga përjashtimi, operatoret e interesuar, duhet fillimisht të aplikojnë në Degën e Doganës Mbikqyrëse për Autorizim për Statusin e Pritësit të Regjistruar.
Pas marrjes së statusit “Pritës i Regjistruar” subjektet përfituese të përjashtimit, aplikojnë pranë autoritetit doganor, duke paraqitur dokumentacionin e mëposhtëm:
Përfituesi i përjashtimit i paraqet depozituesit të miratuar apo administratorit të magazinës doganore/të lirë autorizimin e përjashtimit.
Depozituesi i miratuar/përfaqësuesi fiskal, bazuar në autorizimin e përjashtimit të përfituesit harton dokumentin DSHA për lëvizjen nën pezullim në adresë të pritësit të regjistruar.
Për produktet e akcizës të përjashtuara, depozituesi i miratuar ka detyrimin që të identifikojë me denatyrues (ngjyrues dhe shënjues) produktet e përjashtuara.
Përfituesi i përjashtimit merr në dorëzim produktin e shoqëruar me dokumentin DSHA.