HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Procedurat Doganore

  • Regjistrimi i NIPT-it
  • Hyrja dhe dalja e mallrave
  • Dokumentacioni i nevojshëm për deklarim
  • Deklarimi ne Doganë
  • Regjimi i Transitit
  • Regjimi i Magazinimit doganor
  • Regjimi i Përpunimit Aktiv
  • Përdorimi i veçantë përfundimtar (end- use)
  • Regjimi i Lejimit të përkohshëm
  • Regjimi i Përpunimit Pasiv
  • Zonat e Lira

Procedurat Doganore > Zonat e Lira >

ZONAT E LIRA

Zonat e lira janë pjesë të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë ose mjedise të vendosura në këtë territor dhe të ndara nga pjesa tjetër e tij, në të cilat hyjnë:
    a) mallrat joshqiptare,
    b) mallrat shqiptare

Këshilli i Ministrave mund të përcaktojë pjesë të territorit doganor të Republikës së  Shqipërisë si zona të lira duke përcaktuar dhe kufijtë gjeografikë të çdo zone të lirë.

Për çdo zonë të lirë Këshilli i Ministrave përcakton planvendosjen dhe pikat e hyrjes e të daljes.

Personat, mallrat dhe mjetet e transportit që hyjnë ose dalin nga zonat e lira janë objekt i kontrolleve doganore.

Paraqitja e mallrave dhe vendosja e tyre në një zonë të lirë

1. Mallrat e futura në një zonë të lirë paraqiten në doganë dhe për to kryhen formalitetet doganore, të parashikuara në një nga rastet e mëposhtme:
   a) kur ato janë futur në zonën e lirë direkt nga jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë;
    b) kur ato ishin vendosur nën një regjim doganor, i cili ka përfunduar ose është mbyllur me vendosjen e mallrave nën regjimin e zonës së lirë;
    c) kur ato janë të vendosura nën regjimin e zonës së lirë për të përfituar nga një vendim që autorizon rimbursimin ose faljen e detyrimit të importit;
    ç) kur akte të tjera ligjore, të ndryshme nga legjislacioni doganor, parashikojnë formalitete të tilla.

2. Mallrat e futura në një zonë të lirë, në rrethana të tjera nga ato të mbuluara nga pika 1, nuk paraqiten në doganë.

3. Pa cenuar nenin 219, mallrat e futura në një zonë të lirë konsiderohen të vendosura nën regjimin e zonës së lirë:
    a) në momentin e hyrjes së tyre në një zonë të lirë, me përjashtim të rasteve kur ato janë vendosur tashmë nën një regjim tjetër doganor; ose
    b) në momentin kur mbyllet një regjim transiti, me përjashtim të rasteve kur ato vendosen menjëherë nën një regjim doganor vijues.

Baza ligjore:

- Ligji 102/2014, datë 31.07.2014 “Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë”, nenet 216 deri 222.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters