HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Procedurat Doganore

  • Regjistrimi i NIPT-it
  • Hyrja dhe dalja e mallrave
  • Dokumentacioni i nevojshëm për deklarim
  • Deklarimi ne Doganë
  • Regjimi i Transitit
  • Regjimi i Magazinimit doganor
  • Regjimi i Përpunimit Aktiv
  • Përdorimi i veçantë përfundimtar (end- use)
  • Regjimi i Lejimit të përkohshëm
  • Regjimi i Përpunimit Pasiv
  • Zonat e Lira

Procedurat Doganore > Regjimi i Përpunimit Pasiv >

REGJIMI I PËRPUNIMIT PASIV

Regjimi i përpunimit pasiv lejon që mallrat shqiptare të eksportohen përkohësisht nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që t’u nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit.

Eksportimi i përkohshëm i mallrave shqiptare sjell zbatimin e detyrimeve të eksportit, të masave të politikës tregtare dhe të formaliteteve të tjera për daljen e mallrave shqiptare nga territori doganor shqiptar.

Mallrat shqiptare nuk vendosen në regjimin e përpunimit pasiv kur:

a) mallrat, eksporti i të cilave çon në rimbursim ose falje të detyrimit të importit;
b) mallrat, të cilat, para eksportimit, ishin çliruar për qarkullim të lirë me një përjashtim ose reduktim të nivelit të detyrimit për shkak të përdorimit të tyre të veçantë përfundimtar (end-use) dhe nëse qëllimet e përdorimit të veçantë përfundimtar (end-use) nuk janë përmbushur, përveçse kur këto mallra duhet t’u nënshtrohen operacioneve të riparimit;
c) mallra, eksporti i të cilave çon në dhënien e rimbursimeve të eksportit;
d) mallrat, për të cilat, për shkak të eksportimit të tyre, në kuadër të politikës bujqësore, është dhënë një avantazh financiar i ndryshëm nga rimbursimi i parashikuar në shkronjën “c”, të kësaj pike.

Dhënia e Autorizimit:

Autorizimi për të përdorur regjimin e përpunimit pasiv jepet me kërkesë të personit që krijon mundësitë për kryerjen e operacioneve të përpunimit në një vend jashtë territorit shqiptar.

Autorizimi për të përdorur regjimin e përpunimit pasiv për mallra me origjinë shqiptare, mund t'i jepet një personi tjetër, në rast se operacioni i përpunimit konsiston në përfshirjen e këtyre mallrave brenda mallrave të përftuara jashtë territorit doganor shqiptar dhe të importuara si produkte kompensuese, me kusht që përdorimi i regjimit të ndihmojë nxitjen e shitjes së mallrave të eksportit, pa cënuar interesat thelbësore të prodhuesve shqiptare për produkte identike ose të ngjashme me produktet kompensuese të importuara.

Autorizimi jepet vetëm:

a) për persona të vendosur në Republikën e Shqipërisë;
b) kur vlerësohet se është e mundur të verifikohet që produktet kompensuese janë përftuar nga përpunimi i mallrave të eksportuara përkohësisht.
c) kur autorizimi për përdorimin e regjimit të përpunimit pasiv nuk sjell si pasojë cënimin e interesave thelbësore të prodhuesve dhe përpunuesve shqiptarë.

AFATI:

Autoritetet doganore përcaktojnë afatin brenda të cilit produktet kompensuese duhet të ri-importohen në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë. Ato mund ta zgjasin këtë afat me kërkesë të mirë arsyetuar nga ana e mbajtësit të autorizimit.

Baza ligjore:

Ligji 102/2014, datë 31.07.2014 “Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë”, nenet 191 deri 202, 232 deri 235.

VKM nr. 651, datë 10.11.2017 “Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”, nenet 529 deri 532, 691 deri 692.

Dokumenta ndihmëse

  • Aneksi 8, Shtojca C, MODEL APLIKIMI RPP 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters