HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Zhdoganimi i automjeteve

Zhdoganimi i automjeteve > >

Zhdoganimi i automjeteve

Për kryerjen e zhdoganimit të automjeteve çdo individ duhet të regjistrojë më parë ID Personale në sistemin "Asycuda World".

Për regjistrimin e ID Personale duhet :

  • të dërgohet në adresën e email-it: pagesat.dpd@dogana.gov.al një kopje e skanuar e Kartës së Identitetit nga ora 08.00 - 16.00
  • të dërgohet në adresën e email-it: helpdesk.dpd@dogana.gov.al një kopje e skanuar e Kartës së Identitetit nga ora 16.00 - 22.00

Informacion mbi Lejimin e Përkohshëm të automjeteve me targa të huaja

Kush përfiton nga Regjimi i Lejimit të Përkohshëm të importit të një automjeti për përdorim privat?

  • Vizitorët jo-rezidentë që vizitojnë Shqipërinë me automjetet e tyre për periudha të shkurtra kohe dhe që dalin përsëri jashtë Shqipërisë me automjetet e tyre;
  • Studentët, mjekët dhe shkencëtarët që vizitojnë apo punojnë në Shqipëri për periudha kohe të caktuara;
  • Individët që janë rezidentë jashtë Shqipërisë dhe që kanë vendin e punës në Republikën e Shqipërisë;

Cilat janë kushtet e përgjithshme të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm të importit të një automjeti për përdorim privat?

  • Automjeti duhet të ketë regjistrim të përhershëm jashtë Shqipërisë;
  • Automjeti mund të përfitojë nga regjimi i lejimit të përkohshëm për një periudhë prej 6 muajsh brenda çdo periudhe prej 12 muajsh;
  • Në përfundim të kësaj periudhe, automjeti duhet të dalë nga vendi ose duhet të deklarohet e të zhdoganohet nga autoritetet doganore. Dalja e përkohshme në vendet fqinjë nuk shërben për të ri-numëruar/ri – filluar periudhën 6-mujore të lejimit;
  • Automjeti nuk mund të përdoret nga asnjë njeri tjetër, përveçse nga anëtarët e familjes. Personi që e ka sjellë automjetin në vend, nuk mund të lerë automjetin në Shqipëri në momentin e daljes nga territori i vendit;
  • Automjeti nuk mund të shitet, të ndërrojë pronësinë, apo të përdoret për qëllime tregtare;

KUJDES!

  • Kur një automjet është i regjistruar përkohësisht jashtë territorit shqiptar dhe në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë NUK deklarohet tek autoritetet doganore shqiptare për të kryer procedurat e tranzitit, ky veprim konsiderohet si “kontrabandë me automjete”;
  • Shkelja e afatit kohor të përdorimit të automjetit të sipërcituar si dhe kushteve të tjera konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet sipas ligjit;
  • Kur shkelësi paraqitet vetë pranë autoriteteve doganore për t’i dhënë destinacion automjetit, p.sh.: për hedhje për qarkullim të lirë, penalitetet llogariten në shumën e 50% të detyrimeve të papaguara;
  • Nëse shkelësi nuk paraqitet pranë autoriteteve doganore dhe ndalohet nga autoritetet doganore apo nga punonjësit e Policisë së Shtetit brenda gjashtë muajsh përtej përfundimit të afatit të lejuar prej gjashtë muajsh të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm, penalitetet llogariten në shumën e 75% të detyrimeve të papaguara;
  • Nëse automjeti ka shkelur periudhën gjashtë – mujore të lejimit të përkohshëm si dhe përdoret nga persona të paautorizuar, masa e penalitetit që zbatohet është nga 50,000 në 200,000 Lek;

Procedura e zhdoganimit të automjeteve të përfshira në kreun 8703 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave (autovetura dhe mjete të tjera transporti me motor kryesisht të projektuar për transportin e deri në 9 personave) është e njëjtë si edhe për mallrat e tjera.

Detyrimet doganore për këto mjete përbëhen vetëm nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), i cili aplikohet mbi vlerën doganore të këtyre mjeteve që importohen. Vlera doganore përbëhet nga vlera e blerjes së mjetit, si dhe rregullimet e mundshme kur është e nevojshme.

Në rast se mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme nuk e mund të përcaktohet vlera doganore atëherë veprohet në bazë të mënyrave të tjera të vlerësimit doganor. Metoda që ka gjetur zbatim më të gjerë, në të tilla raste, është ajo e “Dosjes së të Dhënave të Disponueshme”.

Për më shumë informacion, mbi Procedurat e shqyrtimit të vlerës doganore do t'i gjeni në Udhëzimin bashkangjitur.

 

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2018/PDF-2018/196-2018.pdf
http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2019/PDF-2019/36-2019.pdf

Dokumenta ndihmëse

  • VKM nr. 154, date 27.02.2019 
  • VKM nr. 15267, date 21.12.2018 
  • VKM nr. 633, date 26.10.2018 
  • Udhezimi 23 dt. 25-10-2011, MF 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters