HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Për udhëtarët

  • Kufiri i pataksueshëm
  • Duhan, pije alkolike dhe kafe
  • Deklarimi i Parave
  • Objektet e Trashëgimisë Kulturore

Për udhëtarët > Duhan, pije alkolike dhe kafe >

Duhan, pije alkolike dhe kafe

Përjashtohen nga pagesa e akcizës mallrat e akcizës që lëvrohen nga "Duty free shops" dhe që merren në bagazhet personale nga udhëtarët që lenë territorin shqiptar në rrugë ajrore dhe detare.

Konsiderohen si mallra të lëvruara nga "Duty free shops" edhe mallrat e lëvruara në bordin e avionit gjatë një udhëtimi ndërkombëtar.

Gjithashtu përjashtohen nga pagesa në Import për:

a) konsum personal produktet e duhanit për sasitë:

  • 200 cigare;
  • 100 cigarillo;
  • 50 puro;
  • 250 gramë duhan

b) konsum personal i alkoolit dhe pijeve alkoolike për sasitë:

  • 1 litër alkool dhe pije alkoolike me fortësi alkolike më të lartë se 22% ndaj volumit, ose alkool etilik i padenatyruar me fortësi alkoolike 80% ndaj volumit dhe më shumë;
  • 2 litra: alkool dhe pije të distiluara me fortësi alkoolike që nuk e kalon 22% ndaj volumit. Secila sasi e specifikuar në shkronjat “a” dhe “b”,përbën 100 % të përjashtimit total për produktet e alkoolit dhe pijeve alkoolike.
  • 2 litra verë pa gaz dhe 10 litra birrë.

Për një udhëtar, përjashtimi mund të zbatohet për çdo kombinim të produkteve të alkoolit dhe pijeve alkoolike me kushtin që totali i sasisë (përqindjes) së përdorur nga individi të mos kalojë 100%.

c) konsum personal i kafes për sasinë:

  • 3 kg

KUJDES! Udhëtarët nën moshën 17 vjeç nuk përfitojnë përjashtim për produktet e duhanit dhe alkoolit.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters