Institucioni > Projektet > Projekti ADRIACUSTOMS
Projekti ADRIACUSTOMS
Dogana shqiptare pjese e Projektit Adriacustoms. Nisma, e bashkëfinancuar nga European Anti-Fraud Authority(OLAF), do të kryhet përgjatë gjashtëmbëdhjetë muajve (Prill 2024 – Mars 2025) dhe synon të forcojë bashkëpunimin doganor në zonën e Adriatikut ndërmjet Italisë, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenia.
Qëllimi i Adriacustoms, i cili do të mbështetet edhe nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Prokurorit Evropian, do të krijojë një kuadër të përbashkët për kontrollet doganore, me qëllim forcimin e luftës kundër krimeve dhe mashtrimeve doganore, veçanërisht për trafikun e drogës, kontrabandës, falsifikimin dhe shkeljen e te drejtes se prones intelektuale.
Projekti përbëhet nga një sërë aktivitetesh specifike si katër sesione trajnimi teknik në portet e Barit, Ankonës, Durresit dhe Barit. Adriacustoms do të rezultojë në një teknikë dokument që do të përmbajë udhëzimet e bashkëpunimit të rëna dakord midis vendeve të përfshira, e do të prezantohet në Trieste në Mars 2025, gjatë eventit përmbyllës të projektit.