HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Lehtësira dhe Përjashtime

  • Operatorët Ekonomike të Autorizuar
  • Thjeshtime Doganore
  • Trajtimi tarifor favorizues
  • Përjashtime nga TVSH e importit
  • Përjashtime të ndryshme

Lehtësira dhe Përjashtime > Thjeshtime Doganore >

THJESHTIME DOGANORE

1.      Zhdoganimi Lokal

Zhdoganimi lokal” është një procedurë e thjeshtuar doganore nëpërmjet së cilës një operator ekonomik mund të autorizohet për të kryer procedurat e zhdoganimit te mallrave në ambientet e tij apo në një ambient tjetër të autorizuar pa kryer formalitetet doganore në zyrë doganore.
Në zbatim të neneve 6 (33), 130, 165, nenit 250 të ligjit nr. 102/2014 "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" si dhe për qëllime të Nënseksionit 4, të VKM-së nr. 651, datë 10.11.2017, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014”, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë";
Zhdoganimi në ambientet e operatorit ekonomik (zhdoganimi lokal), do të kuptohet kryerja e formaliteteve doganore për vendosjen e mallrave nën regjimin doganor vijues në ambientet e operatorit ekonomik, apo në vende të tjera të caktuara ose të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sipas përcaktimeve në këtë nënseksion.
Çdo person mund të aplikojë për marrjen e një autorizimi për “zhdoganim lokal” për përdorim vetjak ose për përdorim si një përfaqësues, me kusht që të përmbushen kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë nënseksion, dhe t’i mundësojë autoritetit doganor të identifikojë personat e përfaqësuar dhe të kryejë kontrollet e duhura doganore.
Baza ligjore:
Ligji nr. 102/2014 "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" nenet 6 (33), 49, 50, 51, 130, 165, nenit 250
VKM nr. 651, datë 10.11.2017, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014”, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë"
Aplikimi dhe kriteret per autorizimin per zhdoganim lokal percaktohen ne nenin 342 te VKM-se nr. 651, datë 10.11.2017, Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë".
Kur aplikuesi ka një “Certifikatë OEAD”, kushtet dhe kriteret e përmendura në pikën 3, të këtij neni, konsiderohen si të plotësuara.

2.      Zhdoganim i centralizuar

Operatori ekonomik autorizohet të depozitojë në një zyrë doganore deklaratën doganore doganore  për mallrat të cilat paraqiten në një zyrë tjetër doganore brenda territorit të doganor:

Me zhdoganimin të centralizuar, mund të zgjidhni një zyrë doganore si pikë kontakti të vetme për formalitetet ndërkohë që mallrat paraqiten fizikisht në çdo tjetër zyrë doganore hyrëse të territorit doganor, duke mundësuar thjeshtim dhe lehtësim të procedurave, ulje të kohës dhe shpenzimeve në transport, si dhe rritje të efektivitetit në shpërndarjen e mallrave.
Aplikuesi për autorizimin e parashikuar është një operator ekonomik i autorizuar për thjeshtësi doganore.
Aplikimi, kushtet dhe kriteret parashikohen ne nenet 163-164 të ligjit nr. 102/2014 "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" dhe 331-341 të VKM-së nr. 651, datë 10.11.2017, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014”.

 

3.        Deklarime të thjeshtuara (të paplota):

1. Autoritetet doganore mund të pranojnë që një person të vendosë mallrat në një regjim doganor, në bazë të një deklarate të thjeshtuar, e cila mund të anashkalojë paraqitjen e disa të dhënave, sipas përcaktimeve të nenit 149 ose të dokumenteve shoqëruese, sipas përcaktimeve të nenit 150.
2. Përdorimi i vazhdueshëm i deklaratës së thjeshtuar, të përcaktuar në pikën 1, është objekt i lëshimit të një autorizimi nga autoritetet doganore.
Baza Ligjore:
Ligji nr. 102/2014 "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë", neni 152
Kushtet dhe kriteret për marrjen e ketij autorizimi janë përcaktuar në udhëzimin nr. 6 datë 27.03.2019 “Mbi zbatimin e Procedurave të miratimit dhe përdorimit të deklarimit të thjeshtezuar”.
 

4.      Hyrje në regjistrat e deklaruesit

Operatori ekonomik  autorizohet  të depozitojë një deklaratë doganore, përfshirë një deklaratë të thjeshtuar, në formën e një hyrjeje në regjistrimet e deklaruesit, , me kusht që këto të dhëna të jenë në dispozicion të autoriteteve doganore në kohën kur depozitohet deklarata doganore në formën e një hyrjeje në sistemin elektronik të deklaruesit.

 

  •  Deklarata doganore konsiderohet e pranuar në momentin, kur mallrat janë regjistruar në regjistrat elektronikë të operatorit.
  •  Administrata Doganore mund të përjashtojë deklaruesin (pritësin) nga detyrimi për të paraqitur mallrat në doganë.

Autorizimi për të depozituar një deklaratë doganore në formën e një hyrjeje në regjistrimet e deklaruesit jepet kur aplikuesi tregon se i plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “ç”, të nenit 41, 165 të Kodit dhe te nënseksionit 3 “Hyrja në regjistrimet e deklaruesit” të VKM-së nr. 651, datë 10.11.2017, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014”.
 

5.      Vetëvlersimi

Autoritetet doganore, përkundrejt një aplikimi, mund të autorizojnë një operator ekonomik të kryejë disa formalitete doganore, që normalisht kryhen nga autoritetet doganore, të përcaktojnë shumën e detyrimeve të importit dhe eksportit për t’u paguar dhe të kryejnë disa kontrolle nën mbikëqyrjen doganore.

Baza ligjore:
Ligji nr. 102/2014 "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë", neni 167
VKM nr. 651, datë 10.11.2017, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014”, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë"
Aplikuesi për autorizim, është një operator ekonomik i autorizuar për thjeshtësi doganore.

Dokumenta ndihmëse

  • Nenet 6, 130, 152 deri 154, 163 deri 168 te Kodit Doganor 
  • Nenet 320 deri 348 te Dispozitave Zbatuese te Kodit Doganor 
  • Aneksi 6, Shtojca C, Model Aplikimi dhe Autorizimi per Zhdoganim Lokal 
  • Aneksi 7, Shtojca C, Regjister per Zhdoganim Lokal 
  • Udhezim Nr. 06 dt 27.03.2019 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters