HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Lehtësira dhe Përjashtime

  • Operatorët Ekonomike të Autorizuar
  • Thjeshtime Doganore
  • Trajtimi tarifor favorizues
  • Përjashtime nga TVSH e importit
  • Përjashtime të ndryshme

Lehtësira dhe Përjashtime > Operatorët Ekonomike të Autorizuar >

Çfarë është një OEA?

Operatori Ekonomik i Autorizuar: është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri” të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore.

Sipas Kodit Doganor Shqiptar, janë dy lloje statusi për OEA që mund të lëshohen :

“OEA-D për thjeshtime doganore:  nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për thjeshtësime doganore
“OEA-S  për sigurinë dhe mbrojtjen- nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për lehtësira në kontrolle doganore
Nëse një OEA kërkon të përfitojë një thjeshtim/regjim, dogana nuk shqyrton kushtet apo kriteret.

Administrata Doganore Shqiptare ka vënë në zbatim statusin OEA sipas standardeve ndërkombëtare dhe për këtë qëllim është nënshkruar një Marrëveshje për Njohje të Përbashkët me shtetet e CEFTA-s  me kusht bazën ligjore dhe zbatimin në përputhje me BE - në, ku palët në CEFTA informojnë njëra-tjetrën në lidhje me identitetin e OEA-ve

Përfitimet e statusit të OEA-ve

a) Një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrollet :

  • Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë;
  • Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor ;
  • Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës.

b) Një akses i thjeshtuar apo ekskluziv për disa thjeshtime doganore :

  • Reduktim i nivelit të garancisë apo përjashtim nga garancia;
  • Thjeshtime në transit;
  • Thjeshtime në vlerë;
  • Autorizim për deklarata të thjeshtuara etj.

c) Marrëveshje për njohje të përbashkët me shtete të tjera.

Kriteret e OEA -ve

Sipas llojit të autorizimit të kërkuar (thjeshtimet doganore apo të sigurisë dhe mbrojtjes), aplikuesi duhet të përmbushë disa kritere:

  • Të mos ketë kryer shkelje të rënda apo të përseritura të legjislacionit doganor dhe rregullave tatimore;
  • Të ketë një sistem menaxhimi tregtar, dhe nëse është e nevojshme regjistra transporti, të cilat lejojnë kryerjen e kontrolleve doganore të përshtatshme;
  • Të ketë aftësi të mira paguese;
  • Te ketë standarte praktike dhe kompetenca ose kualifikime profesionale (OEA-D)

Për statusin e OEA-S, standarde sigurie dhe mbrojtje të përshtatshme:

  • Masat e duhura per sigurinë e zinxhirit tregtar
  • Integriteti fizik dhe kontroll të aksesit
  • Procese logjistike dhe trajtime për lloje të ndryshme mallrash
  • Personel i përgjegjshëm dhe identifikim i partnerëve të biznesit

Nje OEA-S përfiton lehtësira në kontrolle gjatë hyrje – daljeve të mallrava në territorin shqiptar

OEA - të në Bashkimin Europian (BE)

  • Statusi i OEA-ve është adoptuar fillimisht në kuadrin e Partneritetit Doganë-Biznes nga Organizata Botërore e Doganave (WCO) në vitet 2000 ;
  • OEA ka hyrë në fuqi në BE në Janar 2008;
  • Me “Kodin Doganor të Bashkimit Europian” që ka hyrë në fuqi më 1 Maj 2016, statusi i OEA është përforcuar dhe ka përfituar nga thjeshtime të reja.

Dokumenta ndihmëse

  • Tabela OEA Tetor 2024 
  • Plan Strategjik OEA 
  • Udhëzim - Operatorët Ekonomikë të Autorizuar 
  • Urdhër Nr. 06/1, datë 19.10.2020 
  • Dispozitat zbatuese të Kodit Doganor mbi OEA 
  • Nenet e Kodit Doganor mbi OEA 
  • Aneksi 12 Formular Aplikimi për Statusin OEA 
  • Aneksi 13 Pyetësori i Vetëvlerësimit 
  • Aneksi 14 Model Certifikate OEA 
  • Tabela e Perputhshmerise per Dispozitat zbatuese te Kodit te ri Doganor 18 11 2014 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters