HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Biznes

  • Procedurat Doganore
    • Regjistrimi i NIPT-it
    • Hyrja dhe dalja e mallrave
    • Dokumentacioni i nevojshëm për deklarim
    • Deklarimi ne Doganë
    • Regjimi i Transitit
    • Regjimi i Magazinimit doganor
    • Regjimi i Përpunimit Aktiv
    • Përdorimi i veçantë përfundimtar (end- use)
    • Regjimi i Lejimit të përkohshëm
    • Regjimi i Përpunimit Pasiv
    • Zonat e Lira
  • Përllogaritje detyrimesh doganore
    • Vlera Doganore
    • Tarifa
    • Rregullat e Origjinës
  • Akciza
    • Deklarimi i Akcizës
    • Depozitues ose Pritës i regjistruar
    • Regjistrim për marka të reja cigare, birrë
    • Lehtësirat fiskale, garancitë dhe pullat
    • Llogaritja e Akcizës
    • Broshura informuese
    • Përjashtime Anije peshkimi
  • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Marrevëshje dhe Strategji
  • Kontrollet doganore
    • Kontrolli i parave në dorë (Cash)
    • Trashëgima Kulturore,Veprat e Artit
    • Siguria, Shëndeti, Mjedisi
    • Laboratori Doganor
    • Kontrolli Aposteriori
    • Skanimi në Doganë
    • Transporti ajror dhe detar
  • Ankimimi ndaj Vendimeve
  • Pyetësor për biznesin
  • Studimi i IFC mbi Matjen e Kohës së Zhdoganimit

Biznes > Studimi i IFC mbi Matjen e Kohës së Zhdoganimit >

Studimi i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) mbi Matjen e Kohës së Zhdoganimit

Në dhjetor 2021, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) e Shqipërisë, në koordinim me Policinë Kufitare dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe mbështetur nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), realizoi Studimin e Dytë për Matjen e Kohës së Zhdoganimit në Shqipëri për rishikimin e procedurave të aplikuara si dhe për matjen e kohës së nevojshme për ngarkesat tregtare për t'iu nënshtruar procedurave të importit, eksportit dhe tranzitit në: portin detar të Durrësit (porti më i madh i Shqipërisë); tri pikat më të rëndësishme të kalimit kufitar (PKK) - Qafë-Thanë në kufi me Maqedoninë e Veriut, Kapshticë në kufi me Greqinë dhe Morinë në kufi me Kosovën dhe në tre terminalet kryesore doganore të brendshme (Tiranë, Elbasan dhe Fier).

Përmirësimi qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, janë evidentuara qartësisht në raportin e IFC, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore.

 

Konkretisht, krahasuar me vitin 2018, në Import:

- Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 26%.

- Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 20%.

- Në zyrat doganore të brendshme,koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 74%.

 

Në Eksport:

- Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 49%.

- Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 4%.

- Në zyrat doganore të brendshme, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 4%.

 

Ndërkohë, për Tranzitin në hyrje:

-          Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 21%;

-          Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 15%.

për Tranzitin në dalje:

-          Në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 38%;

-          Në zyrat doganore kufitare, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 18%.

Koha mesatare e kryerjes së procedurave në zyrat doganore, nga autoritetet doganore është shkurtuar me:

-          21% në Portin e Durrësit;

-          64% në zyrat doganore kufitare;

-          58 në zyrat doganore të brendshme;

 

ndërkohë që nga agjentët doganorë koha mesatare është shkurtuar me:

-          70% në Portin e Durrësit;

-          19% në zyrat doganore kufitare;

-          52 në zyrat doganore të brendshme.

 

Digjitalizimi i aplikimeve, përditësimet e vazhdueshme të sistemit elektronik, përmirësimi i përzgjedhjes me risk, bashkëveprimi ndërinstitucional dhe me biznesin, si dhe rritja e kapaciteteve dhe integritetit të burimeve njerëzore, janë vetëm nga disa nga faktorët të cilët kanë çuar në këtë histori suksesi në shkurtimin e kohës së zhdoganimit dhe lehtësimin e biznesit.

Dokumenta ndihmëse

  • Studimi i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) mbi Matjen e Kohës së Zhdoganimit 
  • TRS ALBANIA Report 
  • Annex - Questionnaries TRS 2021 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters