Biznes > Pyetësor për biznesin >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë viteve të fundit ka marrë vlerësimet maksimale nga Shoqatat e Biznesit dhe Dhomat e Tregtisë lidhur me bashkëpunimin efikas dhe transparent me biznesin duke përmirësuar përformancën në drejtim të:
1. Digjitalizimit të shërbimeve online dhe aplikacioneve të reja
2. Reduktimit nga 20-80 të kohës së procesimit të deklaratave të eksportit, importit dhe tranzitit;
3. Rritjes së përdorimit të transaksionit (çmimiit të faturës) në 96-97 % të rasteve krahasuar me metodat e tjera
4. Autorizimin e 11 Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar që përfitojnë lehtësira në tregti etj.
Por, pavarësisht sa më lart, në objektivin drejt një Administrate Doganore në standartet e Bashkimit Evropian, do vlerësonim sugjerimet tuaja lidhur me perfeksonimin e vazhdueshëm të shërbimeve doganore.
Lutemi plotësoni Pyetësorin në linkun në vijim në gjuhën shqipe ose në anglisht:
Pyetësori në shqip:
https://forms.gle/macBBaSsHWELyz9eA
Pyetësori në anglisht:
https://forms.gle/74cLeWE2ksykHzr67
______________________________________________________________________
Përgjigjet tuaja do jenë në fokusin e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për të ofruar zgjidhje dhe efikasitet të procedurave doganore në funksion të lehtësimit të tregtisë së ligjshme.