Biznes > Procedurat Doganore > Dokumentacioni i nevojshëm për deklarim
Dokumentacioni i nevojshëm për deklarim
Dokumentet në import dhe eksport në përputhje me nenin 150 të Kodit Doganor
Për importimin e mallrave
- Deklaratë doganore - Faturë - Dokument transporti - Listë paketimi - si dhe çdo dokument tjetër i nevojshëm, nëse kërkohet zbatimi i një regjimi tarifor preferencial ose çdo masë tjetër për të cilën nuk zbatohen rregullat normative të zbatueshme për mallrat e deklaruara, si dhe dokumente të nevojshme për zbatimin e dispozitave që rregullojnë vendosjen në qarkullim të lirë të mallrave të deklaruara.
Për eksportimin e mallrave
- Deklaratë doganore - Faturë - Dokument transporti - si dhe çdo dokument i nevojshëm për zbatimin e masave të politikës tregtare dhe ligjeve të tjera që rregullojnë eksportimin e mallrave.