Biznes > Procedurat Doganore > Përdorimi i veçantë përfundimtar (end- use)
Nën regjimin e përdorimit të veçantë përfundimtar (end-use), mallrat mund të çlirohen për qarkullim të lirë me përjashtim nga detyrimi ose me një reduktim të nivelit të detyrimit, për shkak të përdorimit të tyre të veçantë.
Mbikëqyrja doganore për regjimin e përdorimit të veçantë përfundimtar (end-use) përfundon në rastet e mëposhtme:
a) kur mallrat janë përdorur për qëllimet e përcaktuara për aplikimin e përjashtimit ose reduktimit të nivelit të detyrimit;
b) kur mallrat kanë dalë jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, janë shkatërruar ose braktisur në favor të shtetit;
c) kur mallrat janë përdorur për qëllime të ndryshme nga ato të përcaktuara për aplikimin e përjashtimit ose të reduktimit të nivelit detyrimit dhe për to është paguar detyrimi i importit
Baza ligjore:
Ligji 102/2014, datë 31.07.2014 “Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë”, neni 227.
VKM nr. 651, datë 10.11.2017 “Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”, nen 686.