Biznes > Procedurat Doganore > Regjimi i Transitit
Regjimi i transitit lejon lëvizjen nga një pikë në tjetrën, brenda territorit doganor të Republikës së Shqipërisë të:
a) mallrave jo shqiptare, pa ia nënshtruar këto mallra detyrimeve të importit dhe detyrimeve të tjera ose masave të politikës tregtare.
b) mallrave shqiptare, të cilat u nënshtrohen masave për eksportimin e tyre drejt vendeve të tjera dhe për të cilat janë kryer formalitetet përkatëse doganore për eksport.
Lëvizja e mallrave në territorin doganor Shqiptar kryhet:
a) nen regjimin e transitit; ose
b) kur mbulohet nga një Carnet TIR (Konventa TIR) në qoftë se kjo lëvizje:
1. ka filluar ose duhet të përfundojë jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë;
2. lidhet me dërgesa mallrash që duhen shkarkuar në territorin doganor te Republikës së Shqipërisë dhe të cilat transportohen së bashku me mallra të destinuara të shkarkohen në një vend tjetër; ose
c) kur mbulohet nga një Carnet ATA (Konventa ATA) i përdorur si dokument tranziti; ose
d) me postë (përfshirë pakot postare).
Regjimi i transitit në territorin doganor Shqiptar zbatohet pa rënë ndesh me dispozitat e veçanta të zbatueshme për lëvizjen e mallrave të vendosura nën një regjim doganor ekonomik.
Sistem i përbashkët i transitit me Kosovën, i cili u mundëson tashmë bizneseve nisjen e një procedure transiti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës mbylljen e transitit në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri) duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare duke sjellë përshpejtim të theksuar të procedurës së kalimit të kufirit dhe uljes së kostos për bizneset e përfshira në këto transaksione, përfshirë dhe kompanitë transportuese.
Baza ligjore:
Ligji 102/2014, datë 31.07.2014 “Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë”, nenet 203 deri 209.
VKM nr. 651, datë 10.11.2017 “Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”, nenet 566 deri 630.