Individ > Përjashtime nga detyrimet > Në rast martese
Mallrat që përjashtohen nga detyrimet importit në rast martese
Kriteret për të përfituar përjashtim:
a) vendbanimi i zakonshëm i personit e cila/i cili martohet ka qenë jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë për të paktën 12 muaj të vazhdueshëm. (Përjashtim nga ky kriter mund të jepet me kusht që i interesuari të provojë qartë se synonte të qëndronte jashtë territorit doganor të Republikës se Shqipërisë për një periudhë të pandërprerë kohe prej të paktën 12 muajsh);
b) Paraqesin prova të martesës së tyre;
c) Vlera në rastin e dhuratave është deri në vlerën ekuivalente në lekë të shumës 1.000 euro.
Afatet kohore për të përfituar përjashtim:
a) Mallrat duhet të jenë importuar, jo më herët se dy muaj përpara datës së caktuar për martesë
Në këtë rast përjashtimi jepet vetëm kundrejt depozitimit të garancisë që është e barabartë me shumën e detyrimit doganor nëse mallrat do të paguanin detyrimet doganore. Kjo garanci lëshohet pasi personi i cili do të martohet dorëzon certifikatën e martesës;
b) jo me vonë se katër muaj pas datës së martesës.
Kushtëzime
KUJDES! Nuk përfitojnë përjashtim produktet alkoolike dhe produktet e duhanit.