Individ > Përjashtime nga detyrimet > Ndërrimi i vendbanimit
Sendet vetjake që importohen nga individë që ndryshojnë vendqendrimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër për në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit.
Automjetet private dhe rimorkiot, motomjetet dhe ciklomotorët, rulotat për kamping, barkat/jahtet private (familjare) apo për argëtim dhe mjetet ajrore private.
Kriteret për të përfituar përjashtim:
Sendet duhet të kenë qenë në posedim nga individi i interesuar në vendin e mëparshëm të qëndrimit, për të paktën 6 muaj përpara datës në të cilën ai pushon së qeni banor i vendit prej nga është nisur (me përjashtim të rasteve të veçanta të justifikuara nga rrethanat) dhe kanë për qëllim të përdoren për të njëjtat qëllime edhe në vendbanimin e ri.
Në rastin e importit të automjeteve private dhe rimorkio, motomjetet dhe ciklomotorët, rulotat për kamping, barkat/jahtet private (familjare) apo për argëtim dhe mjetet ajrore private, duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme:
I interesuari ka qenë pronari i regjistruar për mjetin, në vendet ku zbatohet një regjistrim mjetesh, për të paktën, 12 muaj, përpara transferimit të tij në Republikën e Shqipërisë.
Gjithashtu ky mjet duhet të ketë qenë pronë e të interesuarit për të paktën 12 muaj, përpara se të sillej Republikën e Shqipërisë.
Sqarim:
Pas përjashtimit ky mjet nuk mund të jepet hua, dhurohet, vendoset si garanci, jepet me qira ose shitet, deri në dy vjet pas kryerjes se formaliteteve doganore, përveçse kur paguan detyrimet e importit dhe të gjitha taksat e tjera prej të cilave ishte përjashtuar më parë.
Përjashtimi nga detyrimet e importit i nënshtrohet depozitimit të një garancie e cila përcaktohet nga autoritetet doganore kompetente.
Garancia çlirohet pas kalimit të dy viteve nëse personi i interesuar është dhe ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe pronari i regjistruar i mjetit për të cilin është dhënë përjashtimi.
Lista e dokumenteve:
a) Aplikimi sipas Aneksit 8, Shtojca D, VKM nr. 651, datë 10.11.2017, “Për dispozitat zbatuese të Kodi Doganor”;
b) Lista e sendeve vetjake, të cilat duhet të jenë të përdorura dhe në sasi të arsyeshme për nevojat personale apo familjare;
c) Dokumente që vërtetojnë lënien e rezidencës nga organi përkatës i shtetit prej nga vjen individi. 1)
ç) Leja e qëndrimit në shtetin e huaj e noterizuar, në rastin emigrantëve dhe leje qëndrimi në Shqipëri, për të huajt;
d) Dokumente që vërtetojnë qëndrimin e vazhdueshëm për të paktën një vit në vendin nga vjen, si p.sh: kontrata e qerasë, vërtetim nga njësia administrative, vërtetime shkollimi të fëmijëve, etj.(të paktën një nga këto dokumente) të përkthyera, në rastin emigrantëve;
dh) Kontrata e punësimit dhe kontrata e qerase në Shqipëri, për të huajt;
e) Kopje e kartës së identitetit;
ë) Vërtetim banimi nga njësia administrative ku do të jetojë në Shqipëri.
1) Në rastin e emigrantëve që transferohen nga Amerika dhe Kanadaja ky dokument do të zëvendësohet me të dhënat e sistemit TIMS, të cilat duhet të vërtetojnë se personi ka qëndruar jashtë shtetit për të paktën 1 vit.
KUJDES!
Nuk jepet përjashtimi për: