Individ > Ndalime dhe kufizime > Mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë
“Mallrat ushtarakë dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë janë ato mallra, lista e të cilave është miratuar me V.K.M. nr. 91, datë 27.2.2019 “Për miratimin e listës së përditësuar të mallrave ushtarake dhe të listës të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë, objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare”, të përditësuar në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
Mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë edhe gjatë importit, eksportit, kalimit transit, për qëllime jo tregtare dhe që mbahen nga udhëtarët në sasi të vogla, janë objekt liçensimi nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe kontrollohen nga Shërbimi Doganor.
Kujdes!
Nëse ju veproni në kundërshtim me dispozitat e të Ligjit nr. 46/2018 dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, kur veprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, atëherë ju jeni përgjegjës për kundërvajtje administrative.
Për më shumë informacion: www.akshe.gov.al”